Site icon PORTALB

“Encyclopaedia Britannica”, tani vetëm elektronike

“Encyclopaedia Britannica”

“Encyclopaedia Britannica”

Pas 244 vjetësh nga botimi për herë të parë, “Encyclopaedia Britannica” nuk do të shtypet më. Më e madhja enciklopedi e përgjithshme në gjuhën angleze (sigurisht, sipas vetë “Encyclopaedia Britannica”-s) tashmë do të jetë vetëm në format elektronik, transmeton Starti njoftimin.

“Për 244 vjet, volumet e trasha të ‘Encyclopaedia Britannica’-s kanë ndenjur nëpër raftet e shtëpive apo bibliotekave, dhe kanë qenë një burim dijeje e informacioni të çmuar për përdoruesit në mbarë botën”, thuhet në blogun online të enciklopedisë. “Por tani kemi vendosur që të mos shtypim më edicionin e zakonshëm me 32 volume”.

Shtatë milionë edicione të shtypura janë shitur që nga dalja për herë të parë e enciklopedisë britanike.

Ndërkohë, në blogun online të shumtë kanë qenë përdoruesit e pakënaqur me këtë ndryshim, duke “akuzuar” se “interneti sapo vrau enciklopedinë 244-vjeçare”.

Exit mobile version