Site icon PORTALB

Tradhëtia, ja disa nga format e saj

Tradhëti

Tani mund ta vërtetoni vetë.Ekzistojnë shumë pretendime në lidhje me tradhtinë dhe si ajo trajtohet nga meshkujt dhe femrat. Në fakt këto nuk përkojnë me realitetin. Ja disa nga shembujt:
* Femrat e përjetojnë më shumë tradhtinë emocionale nga atë fizike. Psh. shumica e tyre preken nëse partneri i tyre shikon një video pornografike.

* Meshkujt reagojnë ndaj tradhtisë me agresivitet, femrat – me trishtim. Agresiviteti është një reaksion normal për të dy palët. Shpesh herë paraqitet me suaza të jo-besimit dhe një paniku (psh. si do të jetojë pa të?).

* Personi i tradhtuar ka të drejtë të hakmerret. Tradhtia si mjet i hakmarrjes është një ide jo e mirë – nuk tejkalon dhimbjen dhe lë mbresa të këqija.

Meshkujt tradhtojnë për seks

Shpesh herë tradhtia shkaktohet si pasojë e epshit të pakontrolluar të tyre apo nga rutina në dhomën e gjumit. Lidhet ngushtë me nevojën e mashkullit për t’i ikur problemeve martesore. Apo edhe nga nevoja pangopur për dashuri dhe afërsi emocionale. Një grua e tradhtuar jo rrallëherë zbulon se rivali i saj është më pak atraktiv fizikisht.

Këshilla e specialistit: Partneri ju tërheq vëmendjen për më shumë kujdes dhe vëmendje? Më mirë mos i injoroni kërkesat e tij. Përndryshe, këtë mund të fillojë të kërkojë jashtë shtëpisë.

Për tradhti janë fajtorë të dy palët

Në fakt, tradhtia shkaktohet si dobësim i lidhjes, të cilën të dytë në realitet e krijojnë. Megjithatë, kjo nuk e arsyeton një akt të tillë dhe partneri i cili ka tradhtuar nuk mund ta fajësojë partneren për veprën e kryer. Edhe pse shumë nga ato arsyetime mund të jenë të vërteta, një mashkull në vend që të kërkojë mbështetje tek një femër tjetër, duhet të përqendrohet në rifreskimin e lidhjes së tij.Këshilla e specialistit: E fajëson vetveten pse të ka tradhtuar? Ndihesh më me pak vlerë, sheh vetëm gabimet e tuaja? Largohu nga mendimet e këtilla. Kjo nuk do të ndihmojë në asgjë Përkundrazi vetëm të shkakton më shume stres.

Pa kontakt fizik, nuk mund ta quajmë tradhti

E vërtetë. Megjithatë tradhtia mund të ketë karakter emocional. Nëse mashkulli takohet më një femër tjetër e cila edhe i pëlqen, i dërgon sms-a apo email-a, atëherë nuk është besnik ndaj partneres. Për më shumë një lidhje e tillë, edhe pse jo përfundimisht e shijuar, mund të paraqet një rrezik të madh për martesën. Duhet të kemi parasysh që më shumë se 80% të dashurve kanë pasur ndonjëherë një lidhje të këtillë e cila në fillim ka qenë vetëm shoqërore.Këshilla e specialistit: Të shqetësojnë takimet e partnerit tënd me kolegen e punës jashtë orarit? Kërkoji që mos të takohet me të pas punës (shumë shpesh në këtë mënyrë fillojnë lidhjet).

Exit mobile version