Site icon PORTALB

Ja çfarë tha pas votimit, kandidatja për Komunën e Tetovës, Teuta Arifi (VIDEO)

Teuta Arifi

Teuta Arifi

“Si zakonisht gjithmonë dita e votimit është ditë e veçantë e cila ka vlerën e një feste kur votimet janë të qeta dhe sipas standardeve të cilat duhet të jenë”, kështu deklaroi kandidatja për kryetare të Komunës së Tetovës nga radhët e BDI-së, Teuta Arifi pasi mbaroi me votimin në Sh.F. “Istikball”, raporton Portalb.mk.

“Dëshiroj të them se kishim një fushatë intensive, një fushatë pozitive të cilën e kam udhëhequr, shpresoj dhe dëshiroj që i gjithë procesi i votimit të bëhet në mënyrë të qetë dhe evropiane, kurse të fitojë ai për të cilin do të vendos vullneti i popullit”, tha Arifi.

Exit mobile version