Site icon PORTALB

3 Arsye pse meshkujt nuk kuptohen me femrat

Keqkupëtimet në çift

Keqkupëtimet në çift

Femrat dhe meshkujt edhe pse mund te dashurohen fort, mjafton një mosmarrëveshje e vogel dhe nisin grindjet dhe sherret e gjata. Por, si të mos biem në këto kurthe, si t’i evitojmë ata.

‘Nëse mendon se unë nuk mund ta bëj vetë këtë gjë, merr ndreqe ti’ – dëgjohet nga ana tjetër e telefonit. Ç’thotë kjo gjë? Në të vërtetë asgjë të parëndomtë: burri dhe gruaja nuk u morën vesh. Ajo deshi t’i ndihmonte në mënyrë të njerëzishme, kurse ai e ka marrë atë punë me zemërngushtësi. Zënkë klasike. Një sërë kërkimesh kanë dëshmuar se meshkujt dhe femrat në forma të ndryshme i artikulojnë emocionet e veta dhe në mënyrë të ndryshme bëjnë zgjidhjen e problemeve.

1. Meshkujt nuk e thonë atë që mendojnë, kurse femrat nuk mendojnë çfarë thonë. Këtë mendim e mbështet psikologu amerikan John Gray, autor i bestsellerit ‘Meshkujt janë nga Marsi, femrat nga Venera.

2. Shkencëtarët gjermanë Allan dhe Barbara Pease (Pse meshkujt s’dinë të dëgjojnë kurse femrat nuk dinë të parkojnë) konsiderojnë se arsyeja pse s’ka pajtim në komunikimin reciprok, ekziston në faktin se edhe struktura e trurit të femrës dhe të mashkullit ndryshon. Kështu ana e majtë e trurit të meshkujve (duke përfshirë edhe qendrën e komandimit të të folurit) është më pak e palidhur me anën e djathtë, e cila ka rëndësi shumë të madhe për intuitën.
Rezultati: burrat për këtë shkak në bisedë në radhë të parë këmbejnë informacione, kurse femrat emocione.

3. Psikologu gjerman, dr. Karl Geck, mendon se burrat kryesisht kujdesen për të mirën e familjes dhe biseda e tyre para së gjithash zhvillohet në kuptimin praktik. Femrat, përkundrazi, më shumë i kushtojnë kujdes kontakteve ndërnjerëzore.

Del ky rezultat: ajo i zgjedh problemet me anë të komunikimit, kurse ai me anë të veprave. Nuk është aspak cudi pse femra mesatarisht gjatë ditës flet 23.000 fjalë, kurse burri vetëm 12.000.

Exit mobile version