Site icon PORTALB

Blerje votash në Resnjë, një parti ka ofruar 4.500 denarë për vota

Civil-Qendra për liri

Përfaqësuesi i CIVIL-it, Xhabi Deralla u shpreh se në Resnjë ka pasur tentime për blerje votash por ky rast i është lënë në dorë të autoriteteve zyrtare për tu verifikuar.

Sipas raporteve të kësaj organizate, në rajonin e Resnjës është vërejtur tentim për blerjen e votave të dy anëtarëve të një familje për 4.500 denarë, por ata i kanë refuzuar paratë.

“Ekzistojnë një sërë raportesh që arritën te CIVIL se dhe në dy raste tjera përveç atij në Resnjë ka pasur tentime për blerje votash. Bëhet fjalë për raporte aq senzitive, sa që duhet të verifikohen së paku edhe një herë në bashkëpunim me autoritetet zyrtare”, theksoi Deralla.

Exit mobile version