Site icon PORTALB

Opel Ampera, vetura evropiane e vitit

Opel Ampera, vetura evropiane e vitit

Opel Ampera, vetura evropiane e vitit

Titullin e automobilit më të mirë evropian të vitit 2012 e fitoi vetura ekologjike Opel Ampera.

Ajo ishte në një garë me Volkswagen Up, i cili u rendit i dyti, Ford Focus-i treti, Land Rover Evoque, Fiat Panda, Citroen DS5 dhe Toyota Yaris.

Opel Ampera-n e vë në funksion elektromotori me 111 kW/150 KF. Varësisht nga stili i ngasjes dhe kushtet e rrugës është e mundshme që kjo makinë të kalojë ndërmjet 40 dhe 80 kilometra vetëm më baterinë e saj nga litium-ioni, pra pa emetimin e gazrave të dëmshëm.

Rrotat e këtij automobili në çdo moment i vë në lëvizje energjia elektrike. Duhet përmendur këtu se motori me benzinë e vë në funksion gjeneratorin i cili përsëri e mbush elektromotorin.

Exit mobile version