Site icon PORTALB

Zgjedhjet do t’i ndjekin 5.011 vëzhgues vendor dhe 373 vëzhgues të huaj

OSBE/ODIHR, Shkup

OSBE/ODIHR, Shkup

Zgjedhjet Lokale në Maqedoni do t’i ndjekin 5.011 vëzhgues vendorë dhe të huaj, si dhe gjashtë gazetarë të huaj, të akredituar nga KSHZ-ja.

Prej atyre vendor numër më të madh ka MOST – 2.843 pastaj Shoqata e qytetarëve ZIHA “Sinergia” – Shtiç 1.829, Civil – Qendra për liri 191, Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare Ohër – Shkup 125, Qendra për mirëkuptim dhe bashkëpunim institucional Shkup – CRIS Shkup 17 dhe Qendra e Maqedonisë për kulturë dhe zhvillim gjashtë vëzhgues.

Nga të huajt, numër më të madh vëzhguesish ka Misioni i OSBE/ODHIR 198, pastaj Ambasada e SHBA-së në Maqedoni 33, Delegacioni i BE 23, Qendra ndërkombëtare studentore për zgjedhje (IESC) 18…

Vëzhgues ka akredituar edhe Zyra e NATO-s në Shkup dhe Ambasada e Federatës Ruse, Shqipëria, Austria, Franca, Britania e Madhe, Suedia, Hungaria, Mbretëria e Holandës, Italia dhe Sllovakia në Maqedoni.

Në KSHZ janë akredituar edhe 294 përkthyes.

Exit mobile version