Site icon PORTALB

Sulm në Somali, 30 të vrarë

Ilustrim

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur nga një sulm me bombë në qendër të Mogadishos në Somali, njoftoi policia.

Dëshmitarët thanë se bëhet fjalë për një kamion-bombë, i cili ka shpërthyer në afërsi të një hoteli dhe lagjes Hodan.

Sulmi ka ndodhur dy ditë pasi që shefi i komandës së Amerikës për Afrikë vizitoi këtë vend dhe dy ditë pasi që ministri i Mbrojtjes së Somalisë dha dorëheqje.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Exit mobile version