Site icon PORTALB

Ligji për minoritetet, Borisov: Fituam në Shqipëri

Borisov: “Gjatë konsultimeve të ndryshme, të cilat janë bërë me ne, janë diskutuar variante të ndryshme. Përsëris njëra nga variantet, të cilat dështuan për mua, ishte për Maqedoninë Veriore, dhe unë thash, se kjo është e papranueshme, sepse nesër do thonë se Bllagoevgradi është maqedonas”

Kryeministri bullgar Bojko Borisov, në një postim në rrjetin social Facebook, e ka cilësuar si një arritje historike për Bullgarinë faktin që Shqipëria njohu minoritetin bullgar në vend, përcjell Top Channel.

“Pas 104 vitesh Shqipëria e njohu bashkësinë etnike bullgare”, shkruan kryeministri Borisov, sipas të cilit kjo njohje është rezultat i përpjekjeve të jashtëzakonshme që diplomacia bullgare ka bërë në mbrojtje të të drejtave të bullgarëve jashtë kufijve të vendit.

Gjithahstu, kryeministri bullgar në psotimin e tij i dedikon një falenderim mikut të tij, kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili sipas Borisov mbajti premtimin që të mos shkeleshin interesat e komunitetit bullgar në Shqipëri.

Njohja e minoritetit bullgar në Shqipëri u bë pas një kërkese zyrtare të qeverisë bullgare, e cila nuk ishte dakord me variantin fillestar të ligjit për minoritetet.

Ndërkohë, kundërshti të forta për njohjen e minoritet bullgar ka patur nga minoriteti maqedonas në Shqipëri, i cili pretendon se njohja e atij bullgar cënon të drejtat e pakicës maqedonase.

Ligji për njohjen dhe mbrojtjen e minoriteteve në vendin tonë kaloi mbrëmjen e së premtes në Parlament, me 102 vota pro.

Exit mobile version