Nëse SHBA-ja tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin ose sërish i vendosin sanksione, Teherani mund të prodhojë armë bërthamore, ndërsa kjo do ta afrojë rrezikun për luftë drejt Evropës, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme Zigmar Gabriel.
Presidenti amerikan Donald Tramp dje refuzoi që zyrtarisht të konfirmojë se Teherani por e realizon marrëveshjen nga viti 2015 edhe pse inspektorët ndërkombëtarë e konfirmojnë këtë. Tramp paralajmëroi se është e mundur që SHBA-ja të tërhiqet nga marrëveshja.
Gabriel theksoi se Tramp ka dërguar sinjal të rrezikshëm në momentin kur Qeveria e tij duhet të ballafaqohet edhe me krizën bërthamore me Korenë Veriore.