Site icon PORTALB

Në Kumanovë votojnë 129 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe 82 të burgosur

Zgjedhje votim

Ilustrim

 Në Kumanovë sot votojnë 129 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, kumtoi sot kryetari i KKZ-së, Zvonimir Nikolovski, ndërsa në burgun në fshatin Kshanj, 82 persona.

Në zgjedhjet e nesërme në komunën e Kumanovës, të drejtë vote kanë 92.639 qytetarë në 167 vendvotime.

Në komunën e Likovës sot, sipas zëvendës-kryetares së KKZ-së Olivera Cvetkovska, votojnë 198 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Të drejtë vote në zgjedhjet e nesërme lokale kanë 25.070 persona, të cilët votojnë në 36 vendvotime.

Në komunën Nagoriçan i Vjetër sot votojnë 19 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Në zgjedhjet e nesërme lokale, siç informoi kryetari i KKZ-së, Dragan Jovanovski, të drejtë vote kanë kanë 3.428 persona, të cilët votojnë në 37 vendvotime

Exit mobile version