Site icon PORTALB

Vetëm 16 Vjeç Dhe Flet … 20 Gjuhë Të Huaja

Timothy Doner

Timothy Doner

Timothy Doner, një djalosh vetëm 16 vjeç, mund të konsiderohet si një fenomen i vërtetë. Amerikan, me origjinë hebreje, në një moshë kaq të re, ai flet mëse 20 gjuhë të huaja. Gjithçka, falë internetit …Pak vite më parë, ai nisi mësimin e hebraishtes.

Pastaj, u ndje i tërhequr nga arabishtja. Duke synuar më tej, mësimin e gjuhës perse, ruse, italiane, indoneziane, hindu, turke, kurde, holandishte, kroatishte, gjermanishte etj. E tërë kjo, duke u vetë-mësuar, përmes librit përkatës të gramatikës dhe aplikimeve të kartave flash në iPhone.

Përparimi për çdo gjuhë vinte përmes faqeve të internetit. Një ditë ai e bëri një video të vetën duke folur në gjuhën arabe dhe e shkarkoi atë në YouTube, me titra në anglisht. Përgjigjia ishte entuziaste, sidomos nga njerëzit në Lindjen e Mesme që e kontaktuan atë. Më tej, ai vijoi në këtë mënyrë, duke thyer rekorde komunikimesh në gjuhë të huaja përmes internetit.

Një fenomen ky, i cili ishte objekt i kuriozitetit, së paku nga shekulli i 19-të, kur u tha se kardinali Joseph Bologna Mezzofanti kishte mësuar më shumë se 50 gjuhë.Debati mbetet i hapur mbi faktin nëse aftësia për të qenë një poliglot është e lindur, apo fitohet gjatë jetës.

Exit mobile version