Site icon PORTALB

Mogerini: Marrëveshja me Iranin do të vazhdojë të funksionojë

Federica Mogerini

Federica Mogerini

Marrëveshja me Iranin është marrëveshje ndërkombëtare dhe “asnjë shtet nuk mundet në mënyrë të njëanshme ta shpallë si të pavlefshëm”, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.

“Kjo nuk është marrëveshje bilaterale, dhe nuk i përket asnjë shteti. Presidenti amerikan ka shumë fuqi, por jo edhe për këtë. Bashkimi Evropian qartë theksoi se marrëveshja është, do të jetë dhe do të vazhdojë të funksionojë”, deklaroi ajo.

Reagimi i Mogerinit është dhënë pas fjalimit të Trampit, në të cili ai refuzoi ta konfirmojë marrëveshjen dhe kërkoi që administrata e tij t’i kundërshtojë “aktivitetet destabilizuese” të Teheranit. Tramp paralajmëroi edhe sanksione plotësuese për Iranin që të ndërpritet, siç pohon Trampi, “financimi i terroristëve”

Exit mobile version