Site icon PORTALB

MPB bën thirrje për respektim të rregullave zgjedhore

Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje partive politike dhe simpatizuesve të tyre që t’i respektojnë rregullat zgjedhore, të përmbahen nga çfarëdo lloj shkeljesh të rendit dhe qetësisë, sepse çfarëdo lloj sjellje në kundërshtim me ligjet e MPB-së nuk do të tolerohet.

“MPB do të ndërmarrë gjithçka nevojitet që të dielën, më 15 tetor, qytetarët ta shfrytëzojnë në mënyrë ta papenguar të drejtën e tyre kushtetuese të deklarimit të lirë të vullnetit të tyre politik”, kumtoi sot pasdite MPB.

Gjatë disa javëve të kaluara, shtohet, MPB ndërmori një sërë masash dhe aktivitetesh në drejtim të sigurimit maksimal të zgjedhjeve të qeta, të drejta dhe demokratike në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu, në kuadër të të gjitha njësive organizuese të cilat drejtpërdrejtë do të jenë të angazhuara në sigurimin e procesit zgjedhor në pajtim me obligimet  dhe kompetencat ligjore, ndërkaq në bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në në Republikën e Maqedonisë, ka përfunduar trajnimi i nëpunësve policor, janë përgatitur programe dhe plane për punë dhe ndjekje të rrjedhës së zgjedhjeve të cilat do të koordinohen nga një shtab i posaçëm operues në nivel të minsitrisë, si nga aspekti i rendit dhe qetësisë publike, ashtu edhe nga aspekti i zbatimit të normave nga legjislatura zgjedhore.

Nga Ministria e Punëve të brendshme theksojnë se në afat sa më të shkurtë i kanë spastruar të gjitha incidentet e izoluara të cilat ndodhën në fushatën parazgjedhore dhe paralajmëron se në mënyrë të njejtë energjike do të veprohet edhe në periudhëpn pas zgjehdjeve, si dhe në vetë ditën e zgjedhjeve.

Potencoi se është ndaluar çfarëdo lloj pjesëmarrje e nëpunësve policor në propagandën politike për cilën do nga partitë politike, sepse, thekson, ata duhet të jenë në shërbim të qytetarëve, e jo në shërbim të partive politike. Kontrolli i brendshëm i MPB-së menjëherë do të reagojë në çfarëdo lloj rasti ku ka indikacione për keqpërdorim nga ana e ndonjë nëpunësi policor.

Exit mobile version