Site icon PORTALB

Një shkupjan është lënduar në Zajaçev Rid

Armë zjarri

Ilustrim

Shkupjani 33 vjeçar V.S pardje është pranuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” me plagë prej armë zjarri në anën e djathtë të fytyrës, gjurin e djathtë dhe dorën e djathtë, që dje është denoncuar në polici.

V.S, siç është theksuar në buletinin e policisë, ka qenë për gjueti në “Zajaçev Rid” dhe rreth orës 7:40, derisa ka lëvizur drejtë vendit të njohur si “Bardoveçko bërdo”, ka dëgjuar të shtëna prej armëve të zjarrit, pas çka ka marrë lëndime trupore.

Ndaj të lënduarit V.S është kryer intervenim kirurgjik dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Exit mobile version