Site icon PORTALB

Një shkupjan gjendet i vdekur në makinë

MPB

MPB

Një shkupjan i vdekur i moshës 42 vjeçare, mbrëmë një orë e 40 minuta pas mesnate është gjetur në një makinë “Hjundai” nga kalimtarë të rastit, kumtoi policia.

“Në Njësinë për informacione dhe komanda Shkup, nga ana e Ndihmës së shpejtë mjekësore, ishte denoncuar se në rrugën “Orce Nikollov” në Shkup nga ana e kalimtarëve të rastit në automjetin e udhëtimit “Hjundai” me targa të Shkupit është gjetur një shkupjan i vdekur G.S (42), theksohet në kumtesë.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.

Exit mobile version