Site icon PORTALB

Zvicër, përplaset autobusi me fëmijë, 28 viktima

Autobusi i është përplasur

Autobusi i është përplasur

Një autobus me 52 turistë belgë në bord është përplasur në muret e një tuneli në kantonin Wallis, në kufi mes Zvicrës dhe Italisë, duke shkaktuar 28 viktima.

Sipas policisë lokale, 22 prej viktimave janë fëmijë. Autobusi po kthehej në Belgjikë pas disa ditësh turizmi dimëror.

Bëhet e ditur se 24 fëmijë të tjerë, të gjithë rreth 12 vjeç, kanë mbetur të plagosur nga aksidenti pasi autobusi që po udhëtonte në drejtim të Sionit u përplas me murin e një tuneli për shkaqe që nuk dihen ende.

Mjeti mbante fëmijë nga dy shkolla të Lommel dhe Heverlee të cilët po ktheheshin në shtëpi pas disa ditë pushimesh të kaluara në Val d’Anniviers.

Edhe shoferi ka gjetur vdekjen në aksident, ndërsa të plagosurit janë shtruar në spitalin e Valais.

Exit mobile version