Site icon PORTALB

Zoran Dimov kryetar i Odës së Përmbaruesve

Oda e Përmbaruesve

Përmbaruesi Zoran Dimov, i emëruar për rajonin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup dhe Gjykatën Themelore Shkupi 2 Shkup, është kryetar i ri i Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë (OPRM).

Nga Oda informojnë se Dimov është zgjedhur për kryetar në Asamblenë e jashtëzakonshme të OPRM-së, të mbajtur më datën 10 të këtij muaji.

Kryetari i deritanishëm i Odës, Zoran Petreski në gusht të këtij viti parashtroi dorëheqje nga funksioni për arsye personale.

Exit mobile version