Site icon PORTALB

Iran, Ahmedinexhad mbron veten para parlamentit

Presidenti iranian Mahmud Ahmedinexhad

Presidenti iranian Mahmud Ahmedinexhad

Presidenti iranian Mahmud Ahmedinexhad ka mbrojtur mënyrën e tij të udhëheqjes në paraqitjen e parë të një presidenti iranian para parlamentit që nga themelimi i republikës islamike në vitin 1979.

Ahmedinexhad është thirrur nga ligjvënësit e pakënaqur me menaxhimin që ai ka bërë në fushën e ekonomisë dhe politikës.

Ahmedinexhad, fjalimi i të cilit është transmetuar direkt në mediat shtetërore, u ka thënë ligjvënësve se “nuk do të ishte korrekte dhe do të ishte qyqare” nëse puna e qeverisë së tij merr vlerësim më të vogël sesa 100 për qind.

Ligjvënësit janë përpjekur që ta akuzojnë atë për inflacionin e lartë të Iranit, rënien e besnikërisë ndaj liderit suprem Ajatollah Ali Homnei dhe zbutjen e rrregullave islamike për veshjen e femrave dhe relacionet gjinore.

Exit mobile version