Site icon PORTALB

Ancelotti: Chelsea në sulm nga minuta e parë

Ancelotti: Chelsea në sulm nga minuta e parë

Ancelotti

Trajneri i Paris Saint Germain, Carlo Ancelotti, pret që Chelsea të sulmojë Napolin që nga fillimi gjatë ndeshjes së sotme të Ligës së Kampionëve përballë italianëve të Napolit.

“Duke marrë parasysh disavantazhin 3-1, Chelsea do të përpiqet që nga fillimi me një tempo të lartë dhe agresivitet që nga minutat e para, që mund ta trembin Napolin”, u shpreh ish trajneri i Bluve të Londrës.

“Klubi anglez nuk ka kaluar nëpër një periudhë të mirë, të cilën e pamë edhe në ndeshjen e parë. Napoli ka një avantazh dhe mund t’i shfrytëzojë karakteristikat më të fuqishme, të cilat janë kontrolli difensiv dhe kualiteti i sulmuesve të tyre në kundër-sulme”, përfundoi Carlo Ancelotti.

Exit mobile version