Site icon PORTALB

Ranieri justifikohet: U eleminuam me gola në minutat shtesë

Trajneri i Interit Klaudio Ranieri

Klaudio Ranieri

Trajneri i Interit, Klaudio Ranieri ka qenë dukshëm i zhgënjyer për eliminimin që përjetoi skuadra e tij në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve nga skuadra franceze, Olimpik Marsejë.
Ranieri mendon se ky eliminim e ka çuar dëm tërë edicionin e skuadrës së tij. Kjo është hera e parë që nga edicioni 2008/2009, që zikaltrit nuk arrijnë të kalojnë në çerekfinale të garës elite të futbollit evropian.
“Ky eliminim e ka shkatërruar gjithë edicionin tonë. Ishim skuadër më e mirë në të dyja ndeshjet. U eliminuam për shkak të dy golave të pësuar në kohën shtesë, edhe pse kishim raste më të mira”, ka thënë Ranieri.
“Për 180 minuta lojë e lejuam kundërshtarin të bëjë vetëm tri gjuajtje në portën tonë, por i lumtë Marsejës, sepse dy prej tyre arriti t’i shfrytëzojë. Ne nuk kishim mundësi për më tepër. Më vjen shumë keq, sepse djelmoshat tanë e dhanë maksimumin. Por, tani nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet të përqendrohemi në Serie A. Duhet ta gjejmë motivimin e duhur për ta përmbyllur në mënyrë sa më të mirë kampionatin vendor”, ka shtuar Ranieri.

Exit mobile version