Marrëveshja paqësore për Palestinën, sido që të jetë, duhet t’u përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare dhe kushteve të përcaktuara nga kuarteti i Lindjes së Afërt, duke e përfshirë edhe njohejn e Izraelit dhe heqjen dorë të Hamasit prej armëve, deklaroi një përfaqësues zyrtar i Qeverisë izraelite.
“Izraeli do ta analizojë situatën në terren dhe do të veprojë sipas asaj”, deklaroi përfaqësuesi qeveritar.
Kuartetin e Lindjes së Afërt e përbëjnë ndërmjetësuesit e çështjeve të Lindjes së Afërt, Rusia, SHBA-ja, KB-ja dhe BE-ja.
Lëvizjet rivale palestineze Fatah dhe Hamas, sipas mediave të atjeshme, sot nënshkruan marrëveshje për pajtim në prani të personave egjiptian për zbulim, pas negociatave në Kajro.