SHBA-ja planifikon ta braktisë UNESKO-n, me ç’rast do ta vështirësojnë edhe më shumë situatën e organizatës së KB-së për kulturë dhe arsim, të cilës i bëjnë problem rivalitetet rajonale dhe mungesa e financimit, njoftuan burime diplomatike.
Sipas burimeve të cituara, SHBA, e cila e anuloi kontributin e saj të rëndësishëm financiar në buxhetin e UNESKO-s në vitin 2011, si protestë për shkak të vendimit për sigurim të anëtarësimit të plotfuqishëm të palestinezëve, kanë për qëllim që ta ripërtërijnë vendimin se e braktisin organizatën ditëve të ardhshme.
“Kjo ende nuk është zyrtare, por është e saktë”, ka deklaruar një diplomat perëndimor, i cili ka kërkuar të mbetet anonim.
Revista “Forin polisi” sot publikoi se SHBA-ja zyrtarisht do të tërhiqet pasi UNESKO nesër do të zgjedhë drejtor të ri të përgjithshëm.
Sipas revistës, SHBA-ja dëshiron të kursejë para dhe të protestojnë për shkak të pozicionit anti-izraelit të UNESKO-s.
SHBA-ja, e cila UNESKO-s në vit i siguron 80 milionë, që është pothuajse një e pesta e buxhetit të organizatës, ende kanë votë në të dhe pritet ta ruajnë statusin e mbikëqyrësve.