Ndërron jetë Agim Tanallari, personi që dje u sulmua në Radushë
Agim Tanallari 31 vjeçar nga fshati Rashçe i Shkupit, gjatë kohës kur së bashku me të atin po kthehej në shtëpi u sulmua në një pritë nga persona të armatosur me ç’rast morri plagë të rënda, të cilat ishin fatale për jetën e tij.
Incidentit që sipas policisë ka ndodhur rreth orës 18 e 20 minuta në afërsi të fshatit Rashçe, ndoshi kur gjashtë persona të armatosur dhe të maskuar pa paralajmërim sulmojnë veturën më të cilën udhëtonte tani më viktima me të atin, pronar i një këmbimore valutash.
Sulmuesit menjëherë kanë lëshuar vendin e ngjarjes dhe janë orientuar kah fshati fqinj Radushë, ku edhe kanë lënë veturat me të cilat kanë krzer sulmin. Akoma nuk dihen shkaqet a këtij sulmi, gjithashtu nuk dihet nëse personat në fjalë kanë pasur sasi parash me vehte, dhe se a kanë qenë të plaçkitur pas sulmit.
Policia njoftoi se është duke punuar në zbardhjen e rastit.