Site icon PORTALB

Gjithsej 37 viktima në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Vietnam

Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Vietnam

Të paktën 37 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 40 llogariten të zhdukur pas vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut në pjesën veriore dhe qendrore të Vietnamit, kumtoi Shërbimi për raste urgjente në vend.

Raste të vdekjes janë regjistruar në gjashtë provinca, pasi këtë javë një pjesë e Vietnamit u përfshi nga reshjet e rrëmbyeshme. Rajoni verior Hoa Bin është më i rrezikuar me 11 viktima dhe 21 persona të zhdukur.

“Do t’i mobilizojmë të gjitha forcat në kërkim pas të zhdukurve”, deklaroi një përfaqësues i kësaj krahine të Vietnamit.

Exit mobile version