Dedikimi i Tunës, kushtuar nënës

8 Marsin e cilëson si një festë të veçantë dhe shumë të rëndësishme. Dhe me këtë rast, këngëtarja Tuna ka bërë një dedikim të bukur dhe emocionues kushtuar nënës së saj, me të cilën ka një lidhje të ngushtë. Ja se çfarë shpreh ajo: “E dashura nënë, ti ke qenë personi më me ndikim në jetën time. I vlerësoj pafund të gjitha sakrificat që i ke bërë për të më rritur, edukuar, për të më dhënë një jetë të mirë, mua.

Gjatë jetës sime ti si nënë ke plotësuar disa role, ndonjëherë si mentore, infermiere, këshilltare, shoqe, kuzhiniere, prandaj gjithmonë do të jesh nëna ime, më e mira në botë në sytë e mi. Mami, unë nuk mund të të falenderoj mjaftueshëm për të gjitha sakrificat që ke bërë për mua. Më ke mbështetur dhe inkurajuar gjatë gjithë jetës time dhe çdo hapi qe kam hedhur. Gëzuar Ditën e Nënës, 8 Marsin. Të dua pafund. Gëzuar Ditën e Nënës çdo nëne dhe gruaje, Ju faleminderit për të gjitha që i bëni për ne! Të don shumë Tuna”, ka përfunduar urimin e saj këngëtarja.

Lajme të ngjashme

Back to top button