Bentley prezanton fuoristradën e saj të parë (Foto)
Pas thuajse 100 vitesh duke prodhuar makina luksoze, tanimë Bentley ka vendosur të nxjerrë në treg edhe një fuoristradë.
Sot ajo ka zbuluar modelin e saj 4×4- që arrin një shpejtësi deri në 300 kilometra në orë.
Makina pritet të jetë një rival i fortë i Range Rover dhe Porsche Cayenne dhe do të dalë në shitje vetëm në vitin 2015 me një çmim rreth 140 mijë sterlina.
Një prototip i makinës do ekspozohet në panairin e Gjenevës. Ndërkohë shënjestra e firmës janë fillimisht futbollistët e Premier League, por edhe familja mbretërore angleze.
Fillimisht do prodhohen 3500 makina të tilla në vit.