Më pak fitim në iPadin e ri

iPadi i ri nga Apple në prodhim është më i shtrenjtë se iPad 2, kanë vlerësuar analistët e UBM TechInsight. Shpenzimet e tërësishme (BOM) të riut iPad 4G me kapacitetin prej 16 GB vlerësohet të jenë rreth 310 dollarë.

Për krahasim, gjatë paraqitjes së iPad 2, versioni 3G i këtij tableti në prodhim kushtonte 276 dollarë, ndërsa pas një viti prodhim Apple zvogëloi çmimin në 248 dollarë. iPadi origjinal me modulin 3G në prodhim kushtonte 248 dollarë. Në iPadin e ri, në krahasim me iPad 2, më të shtrenjta janë 2 komponentë – ekrani, procesori, moduli 4G dhe bateria. Komponenti më i shtrenjtë është ekrani me çmimin prej 70 dollarë, pason bateria e cila kushton 30 dollarë, dhe procesori me çmim prej 28 dollarë.

Pavarësisht nga vlerësimet, analistët nga iSuppli parashikojnë se Apple gjatë këtij viti do të dyfishoj shpenzimet për ekrane.

Lajme të ngjashme

Back to top button