Presidenti i SHBA-së Donald Tramp, mbrëmë e emëroi eksperten për siguri Kirsten Nillsen, për ministre të Sigurisë së Brendshme, në vendin e Xhon Keli, i cili tani është emëruar për shef të zyrës së Shtëpisë së Bardhë.
Ministria e Sigurisë së Brendshme u formua pas sulmeve terroriste më 11 shtator të vitit 2011 dhe është kompetent për sigurinë kufitare, rojën bregdetare, reagimin gjatë situatave të jashtëzakonshme dhe doganave.
Nilsen ishte zëvendëse e Keli në Ministri, por u zhvendos së bashku me të në Shtëpinë e Bardhë në korrik të këtij viti, ku u emërua në vendin e Rajns Pribus.
Në Ministrinë e Sigurisë së Brendshme janë të punësuar mbi 240.000 persona.
Nilsen është avokate, specialiste për kibersiguri dhe ka punuar në Ministri, kur Xhorxh Bush ishte president i SHBA-së.