Site icon PORTALB

Aktivizohet një vullkan në Japoni

Në Japoninë jugperëndimore aktivizohet vullkan për herë të parë pas gjashtë vjetëve dhe i ka mbuluar me hi fshatrat përreth.

Televizioni japonez TBS publikoi video xhirime nga nxënës, që mbrohen nga hiri me helmeta dhe maska derisa shkojnë në shkollë në nënqiellin e vullkanit Shinmoedake.

Televizioni publikoi se nga krateri i vullkanit është hedhur hi në lartësi prej 1.700 metrave, e cila ka rënë mbi të paktën katër fshatra në prefekturën Mijaxaki.

Exit mobile version