Debat për përgjegjësinë e gjykatësve

Në organizim të Shoqatës së gjykatësve të Republikës së Maqedonisë dhe Ambasadës së SHBA-së, sot në fakultetin juridik pranë Universitetit “Goce Delçev”- Shtip, do të mbahet edhe debat shkencor në temë “Përgjegjësia e gjykatësve, politikat ndëshkuese dhe prova në dritë të reformës së gjyqësisë”. Debati shkencor është aktivitet në kuadër të projektit “Përforcimi i rolit dhe pavarësia e gjykatësve në Republikën e Maqedonisë”.

Në tubimin shkencor është paralajmëruar prania e praktikantëve dhe ekspertëve amerikanë dhe vendorë, të cilët kanë për qëllim të identifikojnë shembuj të praktikave të mira, si dhe t’i diskutojnë shembujt tjerë gjyqësorë.

Pjesëmarrësit në debat do të debatojnë në temat “Përgjegjësia penale, qytetare dhe disiplinore e gjykatësve në kontekst të vendimit të lirë gjyqësor: gjendja e tanishme, sfidat dhe reforma”. “Etablimi i mekanizmave adekuate për mbrojtje nga presionet e jashtme dhe të brendshme të gjykatësve gjatë vendimit në kontekst të Strategjisë për reforma të gjyqësisë” dhe “reforma të politikës ndëshkuese të gjykatave në RM: revizion i rolit dhe kompetencave të Komisionit për barazimin e politikës ndëshkuese/ Supozime normative dhe praktike në zbatimin praktik të Ligjit për provë”.

Rekomandimet përfundimtare nga debati, në lloj të konkludimit do të merren parasysh për ndryshime dhe plotësime të mëtutjeshme të zgjidhjeve ligjore lëndë e këtij debati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button