Site icon PORTALB

Gentiloni: Është koha për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Edi Rama dhe Paolo Gentiloni

“Besoj se koha për të hapur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është maturuar”.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun shqiptar Edi Rama.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, Gentiloni ka saktësuar se çështja mund të diskutohet në samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian, që do të mbahet në dhjetor, përcjell Top Channel. 

“Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshëm, edhe në sektorët të cilët BE po i ndjek me vëmendje”, ka thënë shefi i ekzekutivit italian.

Exit mobile version