Në Turqi sot filloi procesi gjyqësor kundër gazetares dhe përkthyeses gjermane Meshale Tolu.
Procesi fillon pesë muaj pas arrestimit të Tolusë nën akuzën për anëtarësim në organizatën terroriste Partia marksiste-leniniste komuniste dhe për përhapje të propagandës.
Gazetarja e agjencisë së lajmeve ETHA është arrestuar më 30 prill të këtij viti në Stamboll. Nëse Tolu dënohet dëshmi i saj do të mund të jetë edhe deri në 20 vite burg.
Qeveria gjermane apeloi për lirimin e Tolusë, si dhe të dhjetë shtetasve të tjerë gjermanë, të arrestuar në Turqi.