Site icon PORTALB

Meta arrin në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore (Foto)

Ilir Meta në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të tij pret në vizitë shtetërore, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

FSK-ja ka bërë gati gardën ne pritje te presidentit te Shqipërisë Ilir Meta.

Meta ka arritur para pakë çastesh në Kosovë, transmeton Lajmi.net.

Fillimisht, Presidenti Thaçi do ta pres Presidentin Meta, me pritje ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar më tej me takimin bilateral.

Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimi me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj. 

Exit mobile version