Site icon PORTALB

Shtatë persona të armatës turke morën dënime me burg të përjetshëm për shkak të tentimit për puç

Pamje e ushtrisë turke pas puçit të dështuar në muajin korrik

Ushtria e Turqisë

Gjykata në Stamboll dënoi shtatë pjesëtarë të armatës me burg të përjetshëm për shkak të involvimit në tentimin e vitit të kaluar për puç në shtet.

Ata u shpallën fajtorë pas akuzave për shkatërrim të rendit kushtetues, njofton Si-En-En Turk.

Pesë nga ata morën nga 200 vite burg secili prej tyre, ndërsa dy të tjerë nga 166 vite dhe tetë muaj. Mediumi njofton se personat e armatës kanë okupuar një qendër logjistike në Stamboll dhe një xhami.

Qeveria turke konsideron se organizator i tentimit për puç më 15 korrik të vitit 2016 është predikuesi islamist Fetullah Gjylen i cili jeton në SHBA.

Exit mobile version