Site icon PORTALB

Dimitrov: Maqedonia më afër BE-së në vitet e ardhshme

Nikola Dimitrov

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, ka thënë se ai është shumë i bindur se vendi i tij do të jetë më afër integrimit në Bashkimin Evropian, në “ vitet e ardhshme”.

Duke folur në Komitetin për punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, Dimitrov ka thënë se është e rëndësishme që Maqedonia të bëjë “hapin e radhës”, transmeton REL.

“Ne kemi institucionet…që kanë parë çfarë po ndodhë kur nuk ka përfshirje të rajonit, kur nuk ka perspektivë. Kemi më shumë vende anëtare, që tani duan të përfshihen. Ne duam të kemi një plan të qartë në mënyrë që Komisioni Evropian të ketë rekomandim të pakusht.’

Maqedonia ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2004.

Exit mobile version