Si t’a bëni seksin edhe më të këndshëm
Seksi mund të jetë i mirë, i keq, i vështirë ose t’jua heqë trurin, por më e keqja është t’ju bëhet i mërzitshëm. Nëse e bëni atë në të njëjtën ditë të javës, në të njëjtën kohë, në të njëjtin pozicion muaj pas muaji, atëherë është koha për të ndryshuar gjërat. Më poshtë janë disa mënyra për t’a bërë seksin më argëtues.
Provoni disa lëvizje të reja
Nëse keni provuar të njëjtën mënyrë për shumë vitë me rradhë, atëherë keni humbur shumë pozicione të tjera seksuale shumë mirë të paraqitura nga burime të ndryshme..Mos u fiksoni nga cfarë shihni në internet ose revista. Thjesht të futeni në procesin e të provuarit të pozicioneve të reja do sjellë një frymë të re në dhomën tuaj. Në fund të fundit nuk humbisni gjë.
Mos e merrni seksin shumë seriozisht
Seksi supozohet të jetë pasionant, intim, dhe intensiv- dhe mbi të gjitha argëtues. Mos e vrisni shumë mëndjen për trupin tuaj, nëse ai e pëlqen atë apo jo. Thjesht clirojeni mëndjen nga këto shqetësime dhe jeto atë moment. Qesh, ji e guximshme dhe rrezato ndjenjën tënde të humorit. Sa më pak seriozisht t’a merni seksin, aq më shumë do të zbaviteni. Për të shtuar si bonus; seksi ndihmon shumë në clirimin ndaj stresit.
Luani role gjatë seksit
Nëse nuk po zbaviteni më në dhomë, dhe seksi i ngjason më shumë një detyre të përditshme se sa kënaqësisë, atëhere futuni në role. Ndoshta ti je mësuesja dhe ai është nxënësi yt i keq, ose ti je fqinja e urtë dhe ai është një fqinj në universitet me eksperiencë. Ideja është të “humbisni” dhe t’a shihni seksin si dicka që mund të zhvillohet në varësi se si ndjeheni dhe ato pjesë personaliteti që ju tregoni. Edhe nëse duket e cuditshme në fillim, të luani role mund të jetë mjaft argëtuese.