Botoksi natyral me helm bletësh
Një kultivues bletësh në Brazil ka krijuar një botoks natyral, në bazë të të cilit qëndron helmi i bletëve.
Formula e tij për të luftuar rrudhat në lëkurë është aprovuar edhe nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Brazilit, transmeton Shekulli.
Ky “eliksir” përmban polen, mjaltë dhe melitinë, një aminoacid i pranishëm në helmin e bletëve, i cili nxit një reaksion që redukton rrudhat në lëkurë.