“Jugohrom” nesër do të nënshkruajë marrëveshje me Qeverinë, në mars ose prill fillon me punë

Kompania “Jugohrom” për ferrolegura “Jugohrom” në Jegunoc, e cila u mbyll për shkak të mos-ndërtimit të stacionit filtrues, sipas paralajmërimeve përsëri do të fillojë me punë në mars ose prill vitin e ardhshëm, njofton Portalb.mk.

Për këtë qëllim, për nesër është paralajmëruar nënshkrim i marrëveshjes me pronarin dhe me sindikatin e kompanisë.

Këtë e paralajmëroi kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev me pesë tetor, , duke theksuar se “Jugohrom”-i sërish do të punojë me kapacitet të plotë dhe sipas standardeve ekologjike.

Më 2 nëntor të vitit 2016, “Jugohrom”-i tërësisht e ndërpreu procesin prodhues dhe rreth 800 persona mbetën pa punë. Udhëheqësia e kombinatit vendosi që ta zbatojë vendimin e fabrikës për shkak të mosrespektimit të afatit përfundimtar për ndërtim të stacionit filtrues i cili skadoi më 30 tetor të vitit 2016. Disa herë pastaj të punësuarit në “Jugohrom” protestuan duke kërkuar zgjidhje të problemit të tyre

LEXO: Eco Guerilla: Deklarata për Jugohromin, propagandë parazgjedhore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button