Paraburgim 30 ditor për dy nga shtatë sulmuesit e zbuluar

Për shkak të moshës së re, respektivisht nën 18 vjeçare, pesë nga shtatë personat të cilët me maska dhe me ‘një arsenal’ të vërtetë armësh sulmuan një grup nxënësish shqiptar nga fshati Çiflik, i ‘shpëtuan’ masës paraburgim 30 ditor. Kjo masë u është shqiptuar vetëm dy prej tyre që janë të moshës 18 dhe 19 vjec e të cilët sulmuan nxënësit shqiptar në autobusin urban me numër 58 javën e kaluar.   

Ndryshe, incidente janë shënuar edhe gjatë të shtunës në mbrëmje. Nga policia thanë se rreth orës 20.00, në lagjen “Gjorgje Petrov” nga disa të rinj është sulmuar më shkopinj bejsbolli një 66 vjeçar, i cili është dërguar në spital. Një tjetër incident ka ndodhur në lagjen Hasanbeg, ku një djalë i ri është sulmuar nga një grup tjetër të rinjsh, por që, për fat të mirë, ka kaluar pa lëndime serioze trupore. Policia informon se në kohë rekord janë zbuluar disa nga kryesit e kvtyre veprave. Bëhet fjalë për personin me inicialet B.J 17 vjeçar nga fshati Gllumovë, I.S 20 vjeç dhe E.S 19 vjeçar nga fshati Krushopek, personi me inicialet E.V nga fshati Gërçec dhe R.A 22 vjeçar nga Shkupi. Nga MPB njoftojnë se përveç personit me inicialet E.S, të tjerët edhe më parë kanë qenë të njohur për organet e rendit për vjedhje dhe ushtrim dhune

Lajme të ngjashme

Back to top button