Për shkak të zbatimit të ndërhyrjeve teknike nesër pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të Kisella Vodës, Karposhit, Sarajit, Shutor Orizares dhe Gjorçe Petrovit.
Prej orës 09:00 deri në orën 11:0 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e një pjese të lagjes Pripor, prej orës 09;00 deri në orën 11:00 konsumatorët e një pjese të rr. “Zhenevska”, prej orës 09:00 deri në orën 14:00, konsumatorët e objekteve në kanjonin e Matkës dhe Rezervatin Jasen, prej orës 09:00 deri në orën 15:00 konsumatorët e një pjese të rrugës “Zletovska”, një pjesë e rrugës “Bësjaçka Buna” dhe një pjesë e rrugës “Pellagonia”, prej orës 09:00 deri në orën 15:00 konsumatorët e një pjese të fshatit Semenisht dhe një pjesë e fshatit Çajlanë dhe prej orës 10:00 deri në orën 12:00 konsumatorët e rrugës “Boris Sarafov” prej nr. 154 deri në nr. 158 dhe rrugës “Andrea Zograf” nr. 2.