Site icon PORTALB

Tri fjalë për Kryeministrin Haradinaj, ja si e përshkruan bashkëshortja

Ramushi dhe Anita

Ramush Haradinaj dhe Anita Haradinaj

Anita Muçaj Haradinaj, një prej imazheve më të pëlqyera të Radiotelevizionit të Kosovës, është vënë këtë herë përballë 50 pyetjeve pikante nga Prive. Duke rrëfyer rutinën e saj dhe jetën e re si bashkëshorte e Kryeministrit Haradinaj, Anita ka zbuluar edhe disa sekrete të tjera të jetës në çift. Por kur i duhet ta përshkruajë me tri fjalë Kryeministrin Haradinaj, ajo thotë: “Energjik, Besnik, patriot…”, por sigurisht kaq nuk mjaftojnë për të thënë gjithçka për një prej figurave më të rëndësishme të politikës në Kosovë.

Anita u është përgjigjur gjithashtu edhe shumë pyetjeve për jetën e saj profesionale dhe atë private. Si e ndan kohën mes punës, ekranit dhe jashtë tij, por edhe si po e përjeton këtë angazhim të ri të bashkëshortit në krye të qeverisë së Kosovës.

Exit mobile version