Reagon kryeministri

Pas kthimit nga Azia për herë të parë që nga paraqitja e incidenteve, me deklaratë është paraqitur edhe kryeministri Nikolla Gruevski. Kryeministri apeloi te prindërit dhe arsimtarët të ndikojnë në sjelljet e nxënësve, ndërsa ka kërkuar nga partitë politike, të mos keqpërdorin situatën e tensionuar.

‘Unë dënoj këto incidente dhe u bëjë thirrje të gjithë prindërve dhe profesorëve që të veprojnë në drejtim që njerëzit e rinj të kenë sjellje më të kuptueshme . Unë e di që ata kanë energji të tepërt dhe ketë duhet shfrytëzojnë në punë pozitive e jo në punë  të cilat rrezikojnë qetësinë  qytetarëve.  Apelin e dytë dua t’ua bëjë partive politike që të mos keqpërdorin rastin dhe mos të dalin me deklarata për nxitje të urrejtjes dhe në mënyrë indirekte t’i përkrahin  disa struktura të të rinjve që energjinë e tyre negative e zbrazin në këtë mënyrë’, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button