Dimri është koha e duhur që të rimerrni formën tuaj fizike, përfitoni! Ju sjellim sportet dimërore të cilat do ju bëjnë të largoni dembelizmin dhe atë dëshirën për të qëndruar nën batanije. Jo vetëm aq, do ju ndihmojnë edhe për të qenë në një formë të tonifikuar fizikisht! Ja sugjerimet sipas Bordo.al.
Skija është sporti i përsosur dimëror që ju ndihmon të mbani frekuencat e zemrës në ritmin e duhur. Trajnon zemrën, muskujd dhe ju ndihmon të humbni peshë. I praktikuar në lartësi, ky sport lufton alergjitë dhe astmën. Por, ka edhe efekte pozitive psikologjike si aktiviteti në mes të natyrës, përfshirja e gjithë muskujve në aktivitet: krahët, këmbët, barkun dhe të pasmet. Përmirëson ekuilibrin.
Ka të mira e përfitime psikologjike po ashtu si skitë. Snowboard-i djeg kaloritë në mënyrë perfekte, 2000-4000 në varësi të intensitetit. Prandaj konsiderohet si një sport i përshtatshëm për hollimin e trupit. Prek muskujt themelorë: supet, brkun e këmbët.
Ky sport vë në lëvizje të gjithë muskujt e trupit dhe ndhmon në ruajtjen e ekuilbrit. Konsiderohet si një sport aerobik i cili djeg shumë kalori. Ndihmon zemrën dhe procesin e frymëmarrjes. Përveç patinazhit ju sugjerojmë edhe hokejin mbi akull.