Site icon PORTALB

Koreja e Veriut, gati raketën që mund të arrijë SHBA-të

Gjatë lancimit të raketës në Korenë e Veriut

Gjatë lancimit të raketës

Një politikan rus thotë se ka parë një raketë të Koresë së Veriut që mund të arrijë në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara dhe se Peniani planifikon të testojë një raketë me rreze të gjatë veprimi “në të ardhmen e afërt”.

Anton Morozov i tha agjencisë së lajmeve ruse RIA Novost se ai dhe dy kolegë kishin vizituar Korenë e Veriut, ku kishin parë llogaritjet e saj, që tregonin se raketa mund të godiste Amerikën.

Ai e kishte vizituar Korenë e Veriut më herët gjatë kësaj jave, kur zyrtarët u thanë se kishin zhvilluar teknologji që do të lejonin raketat e tyre të përballonin nxehtësinë.

Koreanoveriorët i treguan atij “llogaritjet matematikore të cilat ata thonë se dëshmojnë se raketa e tyre është e aftë të arrijë në bregun perëndimor të SHBA“, tha ai.

Exit mobile version