Site icon PORTALB

Një profesor universitar në UT është përpjekur t’i pret venat me brisk rroje

MPB

MPB

Dje në mesditë në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, është denoncuar se A.F. (33), i punësuar si profesor në Universitetin e Tetovës, në hollin e rektoratit dy herë është përpjekur që t’i pret venat me brisk të rrojës, informojnë për Portalb.mk nga MPB.

“Sekretari i Universitetit fillimisht e ka ndaluar, ndërkaq më pas edhe një person nga sigurimi e kanë penguar që personi në fjalë ta lëndojë veten. Pastaj, është dërguar në zyrtar e sekretarit të Universitetit, ndërkaq më vonë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës”, thonë nga MPB.

Policia e ka foto-dokumentuar ngjarjen, ndërkaq më pas ka biseduar edhe me personin në fjalë. SPB Tetovë po punon për zbardhje ne rastit.

Exit mobile version