Mblidhet kryesia e PDSH, diskutojnë incidentet
Edhe Partia Demokratike Shqiptare ka tubuar kryesisë qendrore, në një diskutim rreth situates së krijuar pas incindenteve në vend. Partia e Thacit doli me qëndrim se partia në pushtet BDI tani më ka humbur legjitimitetin tek shqiptarët.
‘Shqiptarët duhet ta lokalizojnë përgjegjësinë se ku duhet ta kërkojnë atë, pra duhet ta kërkojnë përgjegjësinë në ato që thirren në legjitimitetin e shqiptarëve. I kujtojmë BDI-së se legjitimiteti është kategori e harxhueshme e tani me ndodhitë e fundit u themi që ato e kanë harxhuar atë legjitimitet. Ata më nuk janë legjitimët e shqiptarëve sepse nuk dinë ti mbrojnë shqiptarët. Iu rikujtojmë të gjithë atyre që guxojnë të merren me kësi gjërash se do përballen me ato që vërtetë janë legjitimët e shqiptarëve, PDSH-në’, tha Zijadin Sela, anëtar i Kryesisë së PDSH-së
Për PDSH-në personat nga të cilët duhet kërkuar llogari dhe dorëheqje janë ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska dhe zëvendësi i saj, Xhelal Bajrami.