OSBE apelon për gjakftohtësi

Incidentet e dhunshme që ndodhën në ditët e fundit në Shkup i ka dënuar dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Ralf Breth, i cili ka shprehur keqardhje për të lënduarit dhe familjet e tyre.

“Unë besoj se autoritetet do të hetojnë plotësisht këto incidente dhe shpresoj se autorët do të kapen së shpejti dhe do të sillen para drejtësisë. Dhuna nuk duhet asnjëherë të nënvlerësohet, sidomos në një ambient të ndjeshëm multietnik,” tha Breth.

“Apeloj deri tek familjet, drejtorët e shkollave dhe mësuesit që të jenë vigjilent ndaj të rinjve në mënyrë që t’i parandalojnë nga përfshirja në akte të dhunës. Gjithashtu bëj thirrje tek të gjithë palët e interesuar, sidomos partitë politike, shoqëria civile dhe autoritetet lokale, që t’i dënojnë fuqishëm këto akte të dhunës nga cilado anë që vijnë ato, si dhe të veprojnë me përgjegjësi dhe të shmangin rritjen e tensioneve. Raportimi i përgjegjshëm nga mediat gjithashtu do të ndihmojë në qetësimin e situatës.”

“Apeloj deri tek të gjithë qytetarët që të mos marrin drejtësinë në duart e tyre. Aktet e hakmarrjes dhe shpagimit mund vetëm të keqësojnë situatën në vend.” tha Breth. 

Lajme të ngjashme

Back to top button