Spasovski nga Selaniku: Nuk ka paralajmërime për rritjen e numrit të migrantëve

Nuk ka kurrëfarë paralajmërime se do të rritet numri i migrantëve ose do të funksionojë ruta perëndimore ballkanike, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, pas përfundimit të takimit të ministrave të punëve të brendshme dhe ministrave të punëve të jashtme të Maqedonisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë, që u mbajt në Selanik.

“Në takimin diskutuam për tema të rëndësishme, për sigurinë, për sfidat globale, të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e shteteve tona dhe të rajonit. Para së gjithash krimit të organizuar, tregtisë me njerëz, drogës dhe krizës ballkanike. Me rëndësi të jashtëzakonshme për ne është të kemi këmbim të informatave, të kemi bashkëpunim edhe në sferën e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, pasi kjo është sfidë globale para të gjithë neve, që kërkon përfshirje të ndërsjellë dhe zgjidhje që kanë të bëjnë edhe me pjesën e parandalimit, por edhe në pjesën e represionit”, tha Spasovski.

Është arritur marrëveshje që të kemi takimie çdo gjashtë muaj, ku do të bisedohet për këto tema dhe të vendoset kontakt në nivel të drejtorëve dhe të strukturave më të ulëta në polici.

“Arritëm marrëveshje që ta rrisim edhe bashkëpunimin në pjesën e mbrojtjes civile. Tërë rajoni këtë vit është përfshirë me zjarre dhe çdoherë nevojiten më shumë kapacitete që të ballafaqohemi me këto situata”, tha ministri Spasovski.

спасовски - никос тоскас

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se në margjinat e takimit, ministri Spasovski ka realizuar takim me Nikos Toskas, ministër alternativ i Punëve të Brendshme, kompetent për rendin publik, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e dy ministrive  në ballafaqimin me sfidat e sigurisë, me theks të veçantë në problemin me migrantët. Dy bashkëbiseduesit i kanë shqyrtuar edhe mundësitë për bashkëpunim në ballafaqimin me problemet me terrorizmin dhe radikalizmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button