Site icon PORTALB

Zaev-Këshilli rinor: Qeveria i mbështet politikat rinore

Zoran Zaev sot realizoi takim me përfaqësues të Këshillit nacional rinor

Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me përfaqësues të Këshillit nacional rinor, me të cilët kanë arritur marrëveshje për hapa konkrete bashkëpunimi.

Pres-shërbimi qeveritar kumtoi se në takim janë shqyrtuar nisma për gjetje të zgjidhjes së përhershme të qëndrueshme buxhetore për Këshillin nacional rinor dhe propozim-vendimet konkrete për inkluzivitetin e të rinjve, sidomos si korrigjues në krijimin e politikave në nivel të trupave qeveritarë.

“Personalisht e konsideroj veten si politikan që është mbështetës i të rinjve dhe politikave rinore që nga periudha kur kam qenë kryetar komune. Tani nga pozicioni i kryeministrit, do të përpiqem përmes reformave të buxhetit t’i inkurajoj pushtete lokale ta përcjellin shembullin e Qeverisë dhe ata të përcaktojnë buxhet për mbështetje të këshillave rinor lokal”, theksoi kryeministrin Zaev.

Është biseduar edhe për mundësinë e formimit të një komisioni për monitorim të përbashkët që do të merrej me Garanci rinore dhe implementimin e saj. 

Exit mobile version